Aktualitet Papërgjegjshmëria e shoferëve/ Tre të arrestuar në Vlorë për plagosjen e disa...

Papërgjegjshmëria e shoferëve/ Tre të arrestuar në Vlorë për plagosjen e disa personave

Policia ka arrestuar 3 persona në Vlorë pasi kanë aksidentuar disa shtetas në këtë qytet.

Në pranga ra A.H., 36 vjeç, banues në Vlorë pasi të mërkurën në aksin rrugor Peshkëpi-Drashovicë, duke drejtuar automjetin “Toyota Rave” ka goditur dy automjete të tjera duke lënë kështu të dëmtuar 4 persona. Këta persona po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua edhe 29-vjeçari me iniciale K.K., banues në Vlorë.

Ai u kap në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip Volskwagen ka aksidentuar në rrugë një 66 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po për shkelje të rregullave të qarkullimit është arrestuar edhe një 49-vjeçar, banues në fshatin Peshkëpi, pasi Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.