Kryeministri Edi Rama njofton se brenda muajit nëntor fillon “furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, siç i quan ai anëtarët e organizatës sipas tij, më të rrezikshme sot në vendin tonë, (Kap ça të kapësh).
Me një shënim në llogarinë e tij në Twitter, Rama tregon se e ka nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar dhe për masat që ai ka paralajmëruar që më herët pë gjithë anëtarët e organizatës së rrezikshme. Masa që sipas Ramës do të finalizohen shumë shpejt në letër.
Statusi i plotë i Kryeministrit
Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK. Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale.