Deri të premten, moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë duke bere që kthjellimet te jenë dominuese.
Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.
Dita e premte dhe e shtunë do të jenë me vranësira dhe shira.
E diela do të ri-sjellë kthjellimet në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të jenë të pandryshueshme dhe tipike të dimrit.
Që nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë rritje të ndjeshme në të dy vlerat, si ato maksimale dhe ato minimale.
Sipas parashikimeve të premten termometri do t’i kalojë 25 gradë, të paktën në Tiranë.