Parlamenti ka miratuar rezolutën anti-korrupsion, me 76 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.
Rezoluta ishte një propozim i Partisë Socialiste dhe u votua vetëm me votat e mazhorancës, teksa kjo çështje shkaktoi debate në Parlament në seancën e sotme.
Pas votimit në Parlament, deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi një “skenar ogurzi”, që sipas tij, do të pengojë punën e SPAK-ut.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tentoi ta pengonte miratimin e kësaj rezolute teksa bëri akuza në adresë të kryeparlamentares Nikolla.
Dy javë më parë, Partia Socialiste paraqiti një draft-rezolutë që sipas saj do të angazhojë në reformimin institucional për të luftuar korrupsionin në funksion të shtetbërjes europiane të Shqipërisë.
Ky qëllim sipas PS, synohet të arrihet nëpërmjet një komisioni të posaçëm.