Drejtuesit e Partizanit nuk po nxitojnë për të emëruar trajnerin pas shkarkimit të Franco Lerdas. Madje, nga burime pranë klubit kryeqytetas, mësohet se ky vit kalendarik do të mbyllet pa zhvillime të reja sa i përket stolit, me skuadrën që do të drejtohet nga Reinaldo Kalari, ish-futbollisti i kuq deri pak muaj më parë, ndërsa në krah të tij do të jetë Genc Tomorri, që gjithmonë ka shfaqur disponibilitetin e tij në raste emergjence.
Arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë më synimin e drejtuesve për të gjetur emrin e duhur, duke mos u nxituar në vendimmarrje, aq më tepër që pjesa e parë se sezonit mbyllet në përfundim të dy sfidave të radhës, me Teutën në transfertë dhe me Vllazninë në kryeqytet.
Gjithsesi, në ditët e fundit të 2019-ës ose në fillim të 2020, para se të nisin përgatitjet për pjesë e dytë të sezonit, Partizani do të ketë një emër të ri në krye. Nuk përjashtohet mundësia që surpriza të jetë Ilir Daja, që në prononcimin pas humbjes me Vllazninë në Korçë la të kuptohet se viti 2020 mund të mos e gjejë në krye të Skënderbeut