Politika 9 vjetori i lëvizjes pa viza, Basha: Bashkë plotësuam një ëndërr

9 vjetori i lëvizjes pa viza, Basha: Bashkë plotësuam një ëndërr

Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar me anë të një videomesazhi 15 dhjetorin e vitit 2010, kur hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Europian mbi heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë.

“Para 9 vitesh, si ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’iu garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, shprehet Basha.