Bota Gara e armatimit në Ballkan/ Mali i Zi, blerje nga Izraeli

Gara e armatimit në Ballkan/ Mali i Zi, blerje nga Izraeli

Mali i Zi do të blejë armatim për automjete ushtarake nga Izraeli, siç informoi ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boskoviç.

Ai tha se dy kompani këmbësorie do të pajisen plotësisht, njoftoi Radio-Televizioni i Malit të Zi.

Boskoviç tha në prag të vizitës së tij në Izrael se qeveria kishte rënë dakord që Mali i Zi të fillonte një marrëveshje për të armatosur automjetet luftarake.

Ai shtoi se ishte një bashkim që do të siguronte pajisjet më të mira për pjesëtarët e ushtrisë malazeze, kryesisht njësitë e këmbësorisë.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi për vitin 2019 arriti në 56.5 milion euro, duke marrë parasysh edhe mbulimin me këste për tre helikopterët e blerë vitin e kaluar.

Dokumentet qeveritare deklarojnë se shpenzimet për mbrojtjen e Malit të Zi do të përbëjnë 2.98 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2019, që do të thotë mbi dy përqind të parashikuar nga standardet e NATO-s.

Që nga hyrja në Aleancë, Mali i Zi, fqinji verior i Shqipërisë, është përfshirë në një proces të ethshëm armatimi, duke patur dhe mbështetje të fuqishme amerikane. Edhe Mali i zi, ngjashëm me disa vende të tjera, si Kosova apo Kroacia, fërkimet më të mëdha i ka me Serbinë.