Partizani i ka dërguar një shkresë zyrtare ditën e sotme Bashkisë së Tiranës, ku i kërkohet përdorimi i përkohshëm i stadiumit “Selman Stërmasi” për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare të këtij klubi për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.
“Moslejimi i zhvillimit të ndeshjeve të Partizanit në “Selman Stërmasi” është një akt tërësisht diskriminues ndaj një pjese të madhe të qytetarëve të Tiranës. Kjo është një pasuri në pronësi të komunitetit të Tiranës dhe shoqëria aktuale është thjesht përdoruese e përkohshme e saj”, shkruhet ndër të tjera në letrën e dërguar Bashkisë së Tiranës nga klubi i Partizanit.
Gjithashtu në këtë letër thuhet se nuk ka asnjë arsye, tashmë që edhe Korabi nuk do t’i zhvillojë ndeshjet në këtë stadium, që në të të mos luajë Partizani.