Jani Depo, është një nga shqiptarët që ka humbur jetën në SHBA, ku jetonte prej vitesh, pa mundur dot të shpëtojë nga koronavirusi, që e kishte prekur prej ditësh.
Lajmin e kanë ndarë fëmijët e tij me një mesazh në rrjetet sociale, e më pas, ka reaguar me një shënim në Facebook, zona e Sinicës, në të cilën ai shërbeu si mësues gjatë kohës që ishte në atdhe.
Mesazhi i fëmijëve
Me hidherim te thelle u njoftojme se me 6 Prill, 2020 me 9:15 pm, u nda nga jeta ne moshen 86 vjecare njeriu yne i shtrenjte, babai i perkushtuar, bashkeshorti i denje, gjyshi i dashur, vellai i kudo gjendur, mesuesi i palodhur, miku i urte, dhe shoku i mire JANI DEPO.
Lindi me 4 Janar 1934 ne Sinice, Korce. Tere jeten punoi mesues ne vendlindjen e tij.
I shtruar ne spital prej 12 ditesh, megjithe perpjekjet e vazhdueshme te mjekeve, nuk mundi te mbijetoje komplikacioneve te virusit te padukshem.
Prehu ne paqe babai im i shternjte! Do te mbetesh gjithnje shembull i perkryer dhe i paharruar per ne vajzat e tua te, mbesat, nipat, vellain, dhe motrat, te afermit e shoket.
Do te kujtojme cdo dite per jeten plot drite qe na dhe.
Jemi krenare per Ty babai yne i dashur per dedikimin tend ndaj familjes. Nje bashkeshort model, prind shembullor dhe mesues i devotshem per ne nxenesit e tu. Asnjehere nuk mendove per veten tende, gjithnje per te tjeret edhe ne momentet e fundit.
Do te na mungosh shume, por ne femijet e tu, do ta mbajme me nder emrin tend, do te percjellim te femijet tane kulturen e larte, qytetarine dhe vlerat patriotike me te cilat na rrite dhe na edukove si prind dhe si mesuesi yne. Kjo eshte vetem ndarja fizike qe te gjithe do ta kemi, por ne do te jemi bashke gjithnje, ne kete jete dhe ne ate te perjetesise. Na dhemb ky largimi yt kaq i papritur dhe i dhunshem nga armiku vdekjeprures. Ishe dhe do jesh simboli I paqes dhe miresise per ne. U prefsh ne paqe babai yne i shternjte dhe i perjetshem do te jete kujtimi tend.
Miq te dashur, Ju falenderojme dhe u jemi mirenjohes per gjithcka keni bere per ne keto dite plot stress dhe dhimbje. Na keni dhene force dhe mbeshtetje me interesimin tuaj te perditshem, me perkujdesjen dhe respektin e madh qe na keni ofruar. U jemi mirenjohes per jete.
Ne kete kohe te veshtire, shqetesimi yne i madh jeni ju miqte tane te shtrenjte. Deshirojme qe te gjithe te jeni mire, te ruheni dhe beni shume kujdes per te mos u infektuar nga ky virus i mallkuar. Te mos lejojme ne asnje forme e menyre qe virusi te perhapet ne familje tona dhe shoqeri. Beni shume kujdes!
Mesazhi i zonës së Sinicës
Me hidherim te thelle mesuam lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te mesuesit,tone te dashur Jani Depo. Lajmin e hidhur e ndane tre vajzat e tij, ne facebook. Duam te japim ngushellimet tona me te perzemerta mesueses tone te dashur Arthimi, tre vajzave Mirela, Albana, Edlira, nipit, mbesave, rrethin familjar ku mesuesi u rrit. Te rroni e ta kujtoni Mesuses Janin !!! Me mendje e zemer bashkohemi me ju ne kete hidherim. Gezime e damsa te keni gjithemone.
Mesues Jani nje prind,profesor,bashkeshort,i folur,qeshur,goje mjalte, i perkryer ne te gjitha drejtimet. Miq, shoke, nxenes per breza me rradhe qe mesuesi yne edukoi, pranoni ngushellimet tona, gjithashtu prehuni per mesusesin tone te dashur. – Mesuses Jani nje njeri i palodhur per te edukuar breza me rradhe, me punen,njohurite e tij nuk ishte vec mesues, por ishte dhe nje prind i dyte per qindra nxenes qe me dashuri e mencuri percillte dituri ne mendjet tona.
Mesues Jani fjalet qe mund te shkruajme per ty jane pak. Ti ishe nje prind i perkryer jo vetem per vajzat tende, mbesat qe te shkelqyen dhe ne universitetet me me emer dhe ne Amerike, per nipin tend qe vazhdoi rrugen tuaj te jape dije per brezat e ardhshem, nje bashkeshort model per gjithe familjet , jo vetem ne Sinice po dhe jashte saj.
Mesues Jani lum kush mori dije nga ty,ne nxenesit e tu dhe gjthe miqte,shoket,familja,fshati ku ti u rrite dhe ja kushtove jeten tende jemi krenare qe te njohem.Frymen e dijes qe percolle tek ne nxenesit, te japim fjalen qe do e percjellim tek femijet tane. Mesues Jani Faleminderit per punen e palodhur qe bere nder vite per fshatin tone.Ti mbaje fjalimet per cdo hdherim ne fshatin tone, kujtimet vijne ne mendje kur thurnim kurrora me gjethe barslemi dhe lule te fresketa kur njerezit tane te dashur ndaheshin nga jeta, Fjalimin per ta Ti e qaje e thurje me shume dashuri dhe respekt. Puna qe Ti bere per fshatin tone nuk ka limt dhe fjale qe ta pershkruajme.Aktivitetet qe ti beje me shkollen ne ate kohe kur fshati kishte nevoje jepje maksimumin qe cdo gje te behej e shkelqyer, Ti ishe i pari kudo.
Lotet rrjedhin ne faqe..pse o i shkrete virus more Mesuesin tone te dashur ne kete kohe te veshtire ku miqte dhe shoket nuk japin dot lamtumiren e fundit, ashtu sic i kishte hije nje heroi te vertete te fshatit tone,qe jeten e tij ja dedikoj fshatit, nxenesve te tij qe te jepte dije, edukim, mencuri, Po virusi brutal pati force dhe te mori ty fizikisht po nuk ka guxim dhe force te te mare ty nga zemrat tona shpirterisht se Ti do ngelesh H E R O i D I J E S .per ne.
Mesues i dashur ti ike fizkisht,po emeri jot eshte ne zemrat tona si nje model per ne te gjithe.Te luftosh me arme je hero dhe Ti je Hero se arma jote ishte pena, dituria jote qe percolle ne qindra nxenes, Ti je H E R O i D I J E S per fshatin tone.
Zoti e ndricofte shpirtin tend lart ne qiell,si nje Yll qe gjithemone do percjellesh miresi ne zemrat tona.
Te gjithe miq,shoke,nxenes,kudo qe jemi te perhulemi TY MESUES I DASHUR ME RESPEKT, DASHURI, MIRENJOHJE!!!
JE HERO I DIJES per Fshatin tone SINICE .