Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këngëtarja Aurela Gaçe vendosi të vetëizolohej për të mirën e fëmijëve dhe familjarëve të saj.
Tani që kanë kaluar dy javë, Aurela ka mundur të takojë dhe përqafojë vajzat e saj. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku shkruan se vetëm zemra e saj e dinte si po duronte pa i përqafuar.
Më tej, këngëtarja shkruan se presioni psikologjik ka qenë i madh gjatë kësaj periudhe, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë shenjë të sëmundjes dhe tani do qëndroj mbyllur, por së bashku me familjen.
“Më në fund bashkë. Mbas 14 ditëve vetë-izolim, për shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin. Zemra e dinte si po duronte pa mundur t’i perqafoja. Pritëm me ankth te 7 ne që ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me friken se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përditë njëri-tjetrin, por fatmirësisht, të gjithë ne jemi mire, e ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe për ata prindër qe na kanë dhënë jetën. Tani do të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur, por së bashku”.
Aurela gjithashtu ka falenderuar edhe të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje dhe kurajo në këtë periudhë.
“Dua të falenderoj secilin nga ndjekësit që më kanë dërguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke më dhënë kurajo. Ishte shumë prekëse për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik, duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj. Së bashku, shpresoj t’ja dalim të gjithë”.