Pas një periudhe mungese si rezultat i sëmundjes dhe trajtimit në Itali, deputeti socialist është rikthyer në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve.
Kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj tha se sot është një mbledhje e veçantë, pasi Bashkim Fino sapo është rikthyer.
Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues të LSI dhe të PDIU të cilët kanë plotësuar kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes, pasi Partia Demokratike e ka bojkotuar.
Qeveria i ka akorduar 3 herë fond të veçantë Bashkim Finos për kurimin e tij në Itali, ndërsa shumë prej kolegëve të tij, pjesëtarë të kabinetit Rama e kanë vizituar në shtetin fqinj.