Kosova Pas më shumë se një muaji, KQZ shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve...

Pas më shumë se një muaji, KQZ shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës më në fund ka shpallur zyrtarisht dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt.

Pas më shumë se 5 javësh, KQZ konfirmon se Vetëvendosje renditet e para në zgjedhje me 42.30 %, PDK e dyta me 20.95 %, LDK e treta me 18.27 %.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, i cili është miratuar me 10 vota.

Radoniqi ka bërë sqarim se shpallja e këtyre rezultateve është bërë pas marrjes së dritës së gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe ka thënë se pavarësisht problemeve dhe vonesave, në asnjë mënyrë s’është cënuar integriteti i zgjedhjeve.

Radoniqi ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %. Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %, PDK  196 mijë e 474 vota apo 20.95 %, LDK ka marrë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %, AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.