Mbrëmjen e kaluar u përurua stadiumi më i ri “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ku u mbajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës.
E para që hapi ceremoninë e përurimit ishte këngëtarja Era Istrefi, e cila performoi këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.
Ajo ndezi stadiumin me performancën e saj, ndërsa pak më vonë ndau në Instagram edhe një foto nga eventi, ku shkruante: “Oh sa mirë me kon unë”
Mirëpo, dikush ka tentuar “të tallet” me Erën lidhur me të pasmet e saj në komente, duke u nisur nga shkrimi në foto.
“Mirë është po duhet me pas b*thë.”- i shkroi komentuesi të cilit Era s’ia përtoi përgjigjen.
“Veç ajo s’na mungon”- i tha këngëtarja, e cila s’ka marrë replika të tjera nga komentuesi, duke i mbyllur gojën me përgjigjen e saj.