Me 9 vota pro KLP shkarkon Alfred Ballën nga detyra e drejtuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Vendimmarrja ndodhi gjatë një seance me ndërprerje të ditës së sotme dhe kundër këtij vendimi ka votuar vetëm Nurihan Seiti.
Pjesa e parë e seanacs së mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla u zhvillua me tensione dhe debate të ashpra. N
urihan Seiti foli me tone të larta ndaj anëtarëve të tjerë të KLP me pretendimin se po nxitonin të largonin Alfred Ballën nga KLP.
Mbledhja nisi në orën 11:00 u shty për rreth pas 3 orësh, ndërsa një komision prej 3 anëtarësh përgatiti një relacion mbi mandatin e Ballës për t’ia dorëzuar më pas KLP-së për votim. Mbledhja rinisi në orën 17:00 dhe u vendos që të votohet pro përfundimit të mandatit të tij.
Balla ishte anëtar i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë nga radhët e shoqërisë civile.
Arta Mandro paraqet relacionin e Komisionit të Mandateve:
Mandati i Ballës përfundon 18.12.23. Edhe pse ka mbaruar mandatin ai ka vijuar, pasi Këshilli nuk ka dalë me vendim për mbarim mandati, pasi organi i emërtesës, Kuvendi, nuk ka zgjedhur një anëtar pasues.
Referuar vendimit të KPA, vazhdimi i detyrës nga Balla në KLP është i papajtueshëm me vendimin e KPA.
Në përfundim, komisioni i propozon KLP të deklarojë mbarimin e mandatit për z. Balla.
KLP vendosi të mbarojë mandatin e Ballës me 9 vota pro.