Aktualitet Pasaportat më të fuqishme: Japonia në krye të listës, Shqipëria në vendin...

Pasaportat më të fuqishme: Japonia në krye të listës, Shqipëria në vendin 52-të

Ka qenë një garë me tre pretendentë kryesorë këtë vit ajo për pasaportën më të fuqishme në glob, me të tre ata në Azi. Ndërsa kemi hyrë në gjysmën e dytë të 2019, Japonia dhe Singapori kanë ruajtur pozicionet e tyre si vendet me pasaporta më të fuqishme në botë, me Korenë e Jugut që vjen në vendin e dytë.

Sipas indeksit të pasaportave Henley, që periodikisht mat aksesin që ofron dokumenti i udhëtimit të çdo vendi, Singapori dhe Japonia kryesojnë renditjen për shkak se me pasaportat e tyre mund të udhëtosh pa viza në 189 shtete. Koreja e Jugut është pranë Finlandës dhe Gjermanisë, në baterinë e dytë, me qytetarët e të tre vendeve që kanë akses në 187 juridiksione në të gjithë botën pa patur nevojë për vizë.

Vendet evropiane si Danimarka, Italia dhe Luksemburgu, mbajnë vendin e tretë në indeks me akses në 186 shtete ndërsa Franca, Spanja dhe Suedia janë në grupin e katërt me akses në 185 vende.

Pesë vite më parë, shtetet e bashkuara dhe Britania kryesonin renditjen, por të dyja ato kanë rënë tani në vend të gjashtë, pozicioni më i ulët i tyre që nga 2010. Shqipëria, renditet në klasifikimin e përgjithshëm, diku në mes, e 52, pas Bosnje-Hercegovinës dhe Federatës Ruse dhe para Gjeorgjisë dhe Turqisë. Ndërsa Kosova, renditet e 100 pas Sri Lankës dhe para Bangladeshit.