Extra Pasi theu krahun, Einxhel habitet nga përkujdesja e Donaldit: Po më ikte...

Pasi theu krahun, Einxhel habitet nga përkujdesja e Donaldit: Po më ikte inati me të

Einxhel Shkira është banorja e BBV e cila pësoi një incident mbrëmjen e kaluar gjatë një loje të improvizuar. Tashmë ajo ndodhet në sallën e operacionin pas thyerjes së krahut.

Në fillim banorët e morën me të qeshur dhe nuk po e besonin moderatoren, mirëpo më pas nisën të kujdeseshin për të.

Në fillim Arjola, Monika dhe Iliri nuk po mbanin të qeshurën por të gjithë më pas u treguan vigjilent ndaj Einxhelit.

Madje Donaldi ka habitur shikuesit, pasi ka qenë ai që ka ndenjur pranë Einxhel gjatë gjithë natës.

Mirëpo, Einxhel u shtang nga ky veprim i aktorit pasi nuk e priste për shkak të debateve që kanë pasur si pasojë e armiqësisë së krijuar.

Teksa ka qenë në dhomë me Arjolën dhe Egzonën, moderatorja ka rrëfyer se gjatë përkujdesjes së aktorit, asaj po i ‘zhdukej’ inati ndaj tij.

“Po më ikte dhe inati me Donaldin, po e kaloja me shaka. Thashë ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha Einxhel teksa ishte duke qeshur.

Fotot teksa Donaldi kujdesej për Einxhel dhe i qëndronte pranë shtratit i ka shpërndarë Romeo Veshaj.

“Demi vëllait. Shërim të shpejtë Einxhel Shkira”, shkruan Romeo përkrah fotove të publikuara.

Tashmë pritet që Einxhel të përmirësohet pas operimit dhe të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Ajo u vendos në qendër të vëmendjes më së tepërmi për lidhjen me DJ DAGZ ndërsa së fundmi është komentuar goxha për afrimitetin që ka krijuar me Ilirin.

Kujtojmë që Einxhel dhe Iliri kanë debatuar shpeshherë ku madje edhe kanë ofenduar njëri-tjetrin.