Raportin paraprak të OSBE/ODHIR për vendoret e 30 qershorit, PD e komentoi si deklaratën më të ashpër në këto 28 vite.
Ish-deputeti Oerd Bylykbashi, doli para mediave dhe përsëriti edhe njëherë së 30 qershori nuk ishte një datë zgjedhjesh dhe se pikërisht mungesa e zgjedhjes i bën ato nul.
“OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë.
Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor.
Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Bylykbashi.