Aktualitet Pëllumb Pipero: Kurrë nuk kam kaluar një situatë të tillë

Pëllumb Pipero: Kurrë nuk kam kaluar një situatë të tillë

“Në 38 vite eksperiencë, asnjëherë nuk kam kaluar një situatë të tillë”. Është kjo deklarata e mjekut Pëllumb Pipero këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion”. Pipero rrëfeu se sëbashku me miqtë e tij, disa prej të cilëve edhe më të vjetër, nuk e kanë parë një situatë të tillë, siç ka krijuar pandemia e koronavirusit.

“Unë po e bisedoja me profesor Dhimitër Kraja që është një ndër më të vjetrit nga ne. ai ka 46 vjet eksperiencë, unë kam 37-38, kolegët e mi gjithashtu. Kurrë në jetët tona nuk kemi kaluar një situatë si kjo e tanishmja. Kurrë! Kam 38 vjet mjek”, tha Pipero.

Mjeku infeksionist u shpreh se COVID-19 është shumë i vështirë në disa aspekte.

“E para në aspektin diagnostik. Jo se nuk diagnostikohet, por fjala është e një diagnostikimi të hershëm. Së dyti në raport me të panjohurat, ka shumë të panjohura. njëkohësisht me epidemitë e gripit stinor. Janë shumë gjëra të përbashkëta është shumë e vështirë ta diferencosh. Së katërti, kurrë nuk e kishim parë veten përballë një viroze respiratore të veshur dhe të mbrojtur në këtë mënyrë. Kurrë!. Kemi kaluar poliomelitin, kolerë, ndeshemi përditë me situata jo të zakonshme, kemi kaluar AH1N1, por si kjo situatë nuk mbaj mend”, tha Pipero.