Kryesore Për herë të parë pas disa muajsh shënohen 3 humbje jete nga...

Për herë të parë pas disa muajsh shënohen 3 humbje jete nga Covid

Për herë të parë pas disa muajsh janë shënuar 3 humbje jete nga Covid-19. Një 57-vjeçar nga Tirana, një 76-vjeçar nga Vlora dhe një 84-vjeçar nga Fieri.

Ndërkohë që dhe numri i infektime ka vijuar të rritet. Nga 7733 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 477 persona.

Tirana ka vijuar të kryesojë listën e Bashkisë me numrin më të lartë të të infektuarve ditorë, me 174 raste të reja duke u pasuar nga Shkodra me 46 raste, Saranda me 20 e Elbasani me 19 raste.

Aktualisht janë aktivë me Covid-19, 3782 persona, ndërsa dhe numri i të shtruarve në spitale është rritur. Në Spitalin Infektiv, i vetmi aktualisht ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus, janë 56 pacientë.