Nga Stefano Marcelli
Mund të themi edhe që e kemi thënë (në të vërtetë, e kemi shkruar) se kryeministri Albin Kurti ose është budalla, ose punon në interes të dikujt tjetër, përveçse jo të vendit të tij.
Por ne jemi vetëm gazetarë modestë dhe nuk e kemi zakon t’i japim merita vetes.
Kushdo që e njeh Kurtin betohet se ai nuk është aspak budalla.
Prandaj, për të interpretuar drejt sjelljen e tij, e cila siç deklaroi komandanti i misionit të KFOR-it “rrezikoi të nxiste fillimin e një lufte të re në Ballkan”, mbetet vetëm hipoteza e dytë: për kë do të punonte atëherë kryeministri i Prishtinës?
Ashtu si shumë nga kolegët e tij evropianë të pushtuar nga populizmi sovran, personi në fjalë përgjigjet se punon për popullin e tij dhe se synon të ruajë konsensusin që e solli në qeveri.
E, përkundër akuzave dhe kërcënimeve të rënda që Kurti ka marrë orët e fundit nga përfaqësues të fuqive të mëdha perëndimore si dhe nga mediat më autoritare, duket se populli, ose një pjesë e mirë e tyre, janë me liderin. Madje ai etiketohet si një patriot heroik.
Por nuk është e thënë që populli i njeh racionalisht interesat e veta…
Siç e shpjegoi mirë delegati i Washington-it për Ballkanin Escobar, Gabriel Escobar, nëse Kurti vazhdon të kafshojë dorën që i ofron bukë, ai rrezikon të humbasë fondet e mëdha perëndimore dhe gjithashtu perspektivën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.
Liberalizimi i vizave gjithashtu mund të rishikohet. Për të mos përmendur mundësinë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të njihet nga vendet e tjera.
Kjo, krahas faktit që Kosova rrezikon të bëhet problemi i parë për stabilitetin e Ballkanit duke ua hequr primatin e destabilizuesve serbëve të urryer.
A do të ishin këto rezultate të dëshirueshme për qytetarët kosovarë?
Prandaj është evidente se Kurti nuk punon në interes të vendit dhe popullit të tij.
Në këto orë po qarkullojnë thashetheme shqetësuese mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe në qarqet diplomatike ndërkombëtare, sipas të cilave kryeministri kosovar është i lidhur me qarqe pro-ruse të aparatit serb.
Mjedise që përdorin nacionalistët ekstremistë për të nxitur tensionin me Kosovën dhe për të tentuar destabilizimin e rajonit.
Kjo do të shpjegonte qëndrimin e vazhdueshëm si pengesë për marrëveshjen me Beogradin dhe gjithashtu distancimin tashmë të hapur të Qeverisë së Prishtinës nga lojaliteti proatlantik dhe pro-evropian.
Nëse do të ishte kështu, Kurti do të ishte duke bërë një lojë shumë të rrezikshme, si për veten dhe për vendin e tij.
Miqtë amerikanë dhe evropianë, të cilëve kosovarët ua detyrojnë pavarësinë, kanë kohë që përpiqen ta shpjegojnë këtë, por tani të lënë përshtypjen se e kanë humbur durimin dhe nuk duan t’i japin më kohë tribunës së Prishtinës.
Një lojë shumë komplekse, edhe sepse komponenti pro-rus i Beogradit nuk duket se përfshin shumicën e elitës serbe, e cila përkundrazi do të ishte në favor të perspektivës evropiane.
Kështu, Kurti do ta vendoste veten në mes të përplasjes së brendshme mes dy komponentëve të pushtetit serb.
Por këto janë vetëm thashetheme, të cilat mund të burojnë veçse nga armiqësia e disa qarqeve ndaj kryeministrit kosovar.
Megjithatë nëse Escobar thotë se rusët përfitojnë më së shumti për këtë, atëherë logjika na çon te lidhjet e Albinit me Rusinë.
Sigurisht, ato kanë meritën e dhënies të një shpjegimi racional, për sjellje që nuk duken aspak racionale.
Ekziston një mundësi tjetër ndërkohë.
Që bëhet fjalë thjesht për një komedi dramatike, në të cilën protagonisti dëshiron t’i tregojë audiencës se, nëse ndonjëherë do të nënshkruajë marrëveshjen me Vuçiçin, do ta bëjë këtë vetëm për shkak se gjendet i detyruar nga forcat perëndimore.
Mbetet për t’u parë: perdja është gati të mbyllet.
Ndërkohë ushtarët turq po rikthehen sërish në rrafshin historik kosovar.
Për serbët, të cilët ende po festojnë humbjen historike të Fushë Kosovës kundër Sulltanatit, kjo nuk është një gjë e mirë.
Imagjinoni më tej për Kosovën, kur çasti i rëndë historik me kthimin e paqruajtëse që mbrojnë serbët dhe familjet e tyre si në vitin 2004-2005, merr jetë dy dekada më vonë./ Albanian Post