Parisi i mohon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave të anëtarësimit, shkruan media franceze “Les Echos”, ndërsa në Luksemburg ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për çështjen.
Franca po përgatit veton me pretendimin se as vendet kandidate e as Evropa nuk janë gati për zgjerimin. Por, ndërsa në qëndrimin për Shkupin qeveria franceze është e izoluar mes 28 vendeve anëtare, për Shqipërinë ka mbështetjen e 3 partnerëve: Holandës, Danimarkës dhe Spanjës, thotë media franceze.
“Franca do të ndalë procesin e zgjerimit në pritje të reformave të mëdha”, shkruan “Eu Observer”, e cila e vë theksin tek frika se Ballkani mund të destabilizohet.
“Përçarja e BE-së, Franca i shpall luftë zgjerimit, ndërsa Macron kërcënon të nxisë një revoltë të madhe”, është titulli i britanikes “Express”.