Kulturë Qyteti polak, transport falas për ata që lexojnë nobelisten Olga Tokarczuk

Qyteti polak, transport falas për ata që lexojnë nobelisten Olga Tokarczuk

Transporti publik për qytetarët e Wroclaw do të jetë pa pagesë këtë fundjavë për të gjithë ata që kanë në dorë një libër nga nobelistja polake Olga Tokarczuk.

“Sa mësuam të mërkurën lajmin që Olga Tokarczuk është fituese e çmimit Nobel në letërsi, dëshirojmë të ndajmë me ju gëzimin që një qytetare nderi e qytetit tonë, u vlerësua me këtë çmim të madh”, u shpreh zëdhënësi i Bashkisë së qytetit, Przemysław Gałecki. “Deri të dielën çdo pasagjer që mban në dorë një libër apo ka në ebook një libër nga Tokarczuk duke e lexuar në publik, do të ketë transportin publik falas në qytetin tonë”, tha ai.

Olga Tokarczuk, fituese e çmimit Nobel në letërsi për vitin 2018 e ndan jetën e saj midis Wroclaw, një qytet me 650,000 banorë dhe Krajanow, një fshat pranë kufirit perëndimor të Republikës Çeke. Shkrimtarja dhe aktivistja e njohur u shpreh në qershor të këtij viti se Wroclaw është një nga qytetet më të bukura e të rëndësishme të Europës.

Ajo fitoi çmimin Nobel 2018, vetëm dy vjet pasi Akademia Suedeze ishte përfshirë nga një skandal seksual. E konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, ajo u vlerësua nga Stokholmi me motivacionin “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik i cili paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”.