Politika Përçarja në PD, Salianji sulmon Bashën: Kërkon të rikthehet se aty ka...

Përçarja në PD, Salianji sulmon Bashën: Kërkon të rikthehet se aty ka mbetur vula dhe paratë

“Ka ardhur koha që opozita të rikonceptohet si e tërë përpos njerëzve.”

Kështu është shprehur deputeti demokrat Ervin Salianji para gazetarëve i pyetur rreth situatës aktuale në kampin e djathtë në të cilin ka pasur zhvillime ditëve të fundit.

“Shqetësimi im dhe i kolegëve të mi nuk është se çfarë bëhet me fatet e individëve dhe interesat e tyre, jo vetëm politike, por ekonomike dhe private kanë bërë që PD-ja në atë pjesë të vulës të mos ketë më parti. Nëse nuk do të ishte fyerja, ofendimi apo dhuna ndaj deputetëve dhe mediave, ajo ngjarje do të ishte si një sherr në lagje, pa asnjë kuptim politik. Nuk është një parti politike më, vëmendjen e merr sepse aty ka deputetët të dalë nga lista e PD-së. Aty është një njeri që e ka marrë peng. Ish-kryetari i partisë nuk është dorëhequr, vazhdon ta mbajë zvarrë atë parti. Padiskutim që do të tretet bashkë me partinë, me logon dhe më vjen keq për këtë.

Më vjen keq që shumë njerëz që besojnë në kauza kuptojnë se bëhet fjalë për interesa personale. Është sekuestruar, vula, sigla. Aty nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa për anëtarë. Në atë parti kërkohet që të rikthehet ish-kryetari i partisë, aty ka para ndaj dhe ju interesojnë. Është një situatë ku çdo demokrat duhet të reagojë me forcë dhe në çfarëdolloj forme. Opozita duhet të ribëhet, të rikonceptohet si një opozitë e re, qoftë në qasjen me qytetarët, në imazhe të reja dhe të shkëputet nga njerëz që duan të punojnë për Ramën, që futen për të zhvendosur vëmendjen nga debati politik. PD nuk është vula, ajo po mbahet peng nga Rama, duhet të gjejë mundësinë që të ribëhet”, deklaroi Ervin Salianji para gazetarëve.