Aktualitet “Përdoreshin lëndë toksike”, gazetari: 70% e ish-punonjësve të uzinës së Poliçanit nuk...

“Përdoreshin lëndë toksike”, gazetari: 70% e ish-punonjësve të uzinës së Poliçanit nuk jetojnë më

Gazetari Norel Zaimi tregoi për Euronews Albania se në uzinën e Poliçanit siguria është maksimale pasi brenda saj ka ende një arsenal të madh fishekësh të mbetur nga koha e demontimit të tyre.

Ai tregoi se banorët e Poliçanit e kanë pasur të lidhur jetën me uzinën ku ishin punësuar pjesa dërmuese e tyre, por pasojat për një pjesë të madhe kanë qenë të rënda.

Lëndët toksike që përdoreshin në një sektor të caktuar të kësaj uzine kanë qenë shkaku për një sërë sëmundjesh gjenetisht të transmetueshme që i kanë marrë jetën një numri shumë të madh ish-punonjësish të kësaj uzine.

“Një nga shqetësimet që e kam ngritur mediatikisht janë sëmundjet gjenetikisht të transmetueshme apo mjegullën e ngritur shpesh në qytetin e Poliçanit lidhur me lëndën toksike që përdorej. 60-70 për qind e punonjësve që kanë punuar me shkrirjen e plumbit në zonën C, ku janë përdorur lëndë iniciale si cianuri, mërkuri sot kanë mbushur varrezat. Shumë prej tyre nuk jetojnë më pasi dikur kishin një trajtim të veçantë, një herë në muaj shkonin në spital ushtarak”, tha gazetari.