Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka qenë që në fillim përkrahëse e Luiz Ejllit gjatë aventurës së tij në “Big Brother VIP”. Ajo ka shprehur në mediat sociale mbështetjen e saj ndaj fituesit tanimë të formatit, teksa edhe Luizi nga ana e tij ka shprehur në shtëpinë e famshme vlerësimin për Vesën.
Së fundmi Luizi ka ndarë në Instagram një foto me Kiarën ku pozojnë të dy gjatë një eventi ku kanë marrë pjesë. Mes mijërave komente ka tërhequr vëmendje ai i Vesës.
Ajo duket se i ka sugjeruar çiftit që ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pra të krijojnë një familje.
“Përmbylleni vitin tamam (me një gocë) dhe jepi vulën ktij muhabeti”- shkruan Vesa dhe komenti i saj ka marrë mbi 6000 pëlqime duke lënë të kuptohet se të gjithë ndjekësit janë dakord me mendimin e këngëtares.