Bota Përmbyset trendi, në Itali më shumë gra se burra të prekur nga...

Përmbyset trendi, në Itali më shumë gra se burra të prekur nga koronavirusi

Në Itali është përmbysur trendi i infektimit të më shumë burrave në krahasim me gratë nga koronavirusi.

Siç bën me dije Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, koronavirusi tani po infekton më shumë gra (51%).

Në fakt, koronavirusi thuhej se infektonte më shumë burrat, dhe në fakt kështu ishte, por gjithçka u kthye përmbys në fillim të prillit.

Më përpara meshkujt ishin më të prekurit, në 59 mijë raste ata përfaqësonin 54% të rasteve pozitive.

Por në rreth njëzet ditë të këtij muaji, sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë, pati një përhapje të lartë dhe te gratë, të cilat tani përbëjnë 51.4% të njerëzve të prekur, që nga fillimi i pandemisë.

Megjithatë meshkujt përsëri vdesin më shumë në krahasim me gratë, rreth 63.2%.

Për më tepër ishte e qartë që nga fillimi se si koronavirusi shkaktonte më shumë dëme tek meshkujt.

Edhe në rradhët e bluzave të bardha ka më shumë gra të infektuara nga koronavirusi. Meshkujt përbëjnë pak më shumë se 31% të të prekurve në radhët e bluzave të bardha.