Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në emisionin ‘Kjo Javë’ ka komentuar situatën me përmbytjet.
Koçi thekson se duhet riparë “pjesa e ndërtimeve pranë autostradës, po kështu edhe rrjeti i kanaleve kullues”.
“Skema e reagimit në rastet e përmbytjeve është pak a shumë e njëjtë. Por duke qenë se Emergjencat Civile tashmë i kanë kaluar Ministrisë së Mbrojtjes, reagimi ka qenë më i shpejtë. Duhet të themi se koordinimi është bërë me forcat e ushtrisë. Janë gati 100 mjete në terren, rreth 400 mijë forca. Janë instaluar 4 motorpompa të fuqishme.
Helikopteri ka vepruar në 13 raste. Ato që janë pasqyruar në media, kanë qenë edhe rastet më të rrezikshme. Po kështu kanë qenë të shpeshta edhe rastet kur helikopterët kanë qenë në operacione monitorimi, edhe nëse nuk ka qenë i nevojshëm evakuimi i banorëve”, u shpreh zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.