Një aksident tragjik me dy të vdekur është shënuar rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Nga përplasja e dy makinave janë goditur dy këmbësorë në këtë rrugë, të cilët humbën jetën menjëherë.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara.
Paraprakisht mësohet se viktimat janë një burrë dhe një grua të moshave rreth 40-50 vjeç.
Policia e Tiranës thotë se në aksident u përfshinë dy makinat tip Volkswagen me drejtues E.L. dhe E.M.
Këta të fundit kanë pësuar lëndime të vogla dhe janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Njëra prej automjeteve me targa AA 544 SX u përplas më pas me një shtyllë në anë të rrugës. Identiteti i dy këmbësorëve që kanë humbur jetën nuk dihet ende.