Aktualitet Përplasi për vdekje një 35-vjeçare në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, policia arreston shoferin...

Përplasi për vdekje një 35-vjeçare në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, policia arreston shoferin 27-vjeçar

Një 35-vjeçare humbi jetën në Tiranë, pasi u aksidentua nga një makinë. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi një ditë më parë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Autoritetet vunë në pranga shoferin e makinës, një 27-vjeçar me iniciale O.B.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, thuhet në një njoftim të policisë.