Nga Artan Fuga
Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:
1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre vjeçare.
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numërim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare.
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja, kinezja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.
Por serbokroatishtja dhe greqishtja janë shumë të domosdoshme nëse shqiptarët duan të konkurrojnë në tregjet rajonale të punës. Përndryshe çfarë ju duhet eksimezçja!
Ku jemi?
Nëse nuk realizohen në mënyrë prioritare atëherë brenda njëzet vitesh të ardhshme do të kemi dy pasoja:
Rritjen e shkallës të budallallëkut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë përsa i përket shkallës së mençurisë, çka është fatale dhe kriminale.
Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!
Ky do të ishte fundi i fundit!
Prandaj o burra!
Përndryshe gëzuar 1 shtatorin dhe përcilli tutje!
Pas njëzet vjetësh o i zoti o gomari! Ne nuk dimë çfarë do të ndodhi pas një muaji, ti…
Problemi është se shtresat shoqërore që nxjerrin politikanët në Shqipëri nuk e kanë këtë problem!
Ata, pra ne, janë të huaj në vendin e tyre sepse nuk ndajnë të njëjtin fat me shoqërinë e gjerë, nuk ndajnë të njëjtin qytet, të njëjtin spital, të njëjtin universitet, të njëjtin det, por në fund ndajnë të njëjtën nëntokë!