Bota Përveç Soleimani-t, SHBA tentoi të vriste në të njëjtën ditë një tjetër...

Përveç Soleimani-t, SHBA tentoi të vriste në të njëjtën ditë një tjetër komandant iranian

Në të njëjtën natë kur u vra komandanti iranian Qasem Soleimani, ushtria amerikane tentoi të vriste një tjetër zyrtar të lartë ushtarak iranian në Jemen, shkruan CNN duke iu referuar një zyrtari amerikan dhe një tjetër burimi.

Megjithatë, burimet e CNN nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me misionin apo se si SHBA ishte përpjekur ta kryente atë.

Gazeta “Washington Post”, që raportoi e para për operacion sekret amerikan, thekson se objektivi ishte Abdul Reza Shahlai, një financier dhe komandant kryesor i Iranit dhe Focave Quds, i cili ka qenë aktiv në Jemen, por që nuk u finalizua me vrasjen e tij.

Sipas zyrtarëve, Pentagoni do të kishte nxjerrë njoftimin për të dy operacionet, por njëri nuk shkoi sipas planit të tyre edhe pse është e paqartë se pse dështoi.

Shahlai ka qenë i lidhur me sulme kundër forcave amerikane në Irak, përfshirë një sulm të sofistikuar të vitit 2007, në të cilën militantët e mbështetur nga Irani rrëmbyen dhe vranë pesë trupa amerikanë në qytetin e Karbala.

Në dhjetor, DASH ofroi një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionin në lidhje me Shahlai.

Pas vrasjes së Qasem Soleimanit më 3 janar pati reagime të ashpra. Iraku u hakmor me sulme me raketa në dy baza amerikane në Irak, por nuk pati viktima.

Trump tha një ditë më pas se SHBA-të janë të gatshme për paqe me Iranin, por shtoi se në tavolinë janë të gjitha opsionet. “Gjenerali Soleimani ishte terroristi më i madh në botë, me duart të mbuluara me gjakun e ushtarëve amerikanë dhe irakianë. Tashmë në tavolinë janë të gjithë opsionet kundër Iranit, për t’iu kundërvënë kërcënimit të tij”, tha Trump.