Një peshkaqen i llojit tigër ka rënë këtë mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit.
Grabitqari është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik.
Ka qenë peshkarexha ”Meduza” ajo e cila e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, nga një thellësi prej afro 170 metrash.
Peshkaqeni peshon afërsisht 500 kilogramë dhe në pamjet e publikuara duket gjigant.