Një peshkatar italian “luftoi” për rreth 45 minuta në lumin Po derisa arriti të kapte një peshk mustak gjigant, i cili është gati 3 metra i gjatë dhe mund të jetë ndoshta më i madhi i kapur ndonjëherë.
Ajo që filloi si një ditë normale peshkimi në lumin Po për Alessandro Biancardi, u kthye shpejt në një ditë të paharrueshme për të.
“Çuna ky është një Rekord Botëror Guinness. Nuk e mendoja kurrë që do kisha qenë në gjendje që të kapja diçka të tillë vetëm”, tha ai.
Pasi arriti ta nxirrte në breg të lumit dhe realizoi foto me të, peshkatari profesionist vendosi ta lëshonte sërish gjigantin. “Shpresoj që një tjetër peshkatar të përjetojë gëzimin që më dha mua”, tha ai.
“E kuptova shpejt se kisha kapur një përbindësh. Adrenalina ishte në maksimum, ndërsa frika se mund ta më shpëtonte ishte e madhe, por në fund ia dola”, tha Alessandro që peshkon prej 23-vjetësh.