Juventus bën detyrën në transfertën ndaj Sampdorias, pasi ka triumfuar me rezultatin 0-2 dhe është ngjitur në vendin e tretë me 39 pikë, vetëm dy më pak se Interi i vendit të dytë dhe 7 më pak se Milani kryesues.
Bardhezinjtë e nisën mirë ndeshjen dhe arritën të shënojnë golin e avantazhit me anë të Federico Chiesës në minutën e 20’ të ndeshjes, ndërsa më pas Cristiano Ronaldo shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi për të dyfishuar.
Në pjesën e dytë Sampdoria provoi të rikthejë baraspeshën, por mbrojtja bardhezi e udhëhequr nga Chiellini dhe portieri Szczesny, nuk lejuan prekjen e rrjetës, ndërsa në minutat shtesë ishte Aron Ramsey që shënoi golin e dytë për Juven dhe vulosi suksesin.