Aktualitet Piu fostoksinë, humb jetën 18-vjeçarja në Koplik

Piu fostoksinë, humb jetën 18-vjeçarja në Koplik

Një 18-vjeçare në Koplik ka humbur jetën pasi konsumoi fostoksinë.

“Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fostoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.