Aktualitet Plagosi babë e bir me thikë, arrestohet 26-vjeçari

Plagosi babë e bir me thikë, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar 26-vjeçarin A.M. për plagosjen me thikë të babë e bir, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

I dyshuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Konflikti, sipas policisë, ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.

Ndërkohë, të plagosurit babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.