Aktualitet Po udhëtonin të armatosur me pistoleta, në pranga dy persona në Tiranë

Po udhëtonin të armatosur me pistoleta, në pranga dy persona në Tiranë

Dy persona të armatosur secili me pistoletë u arrestuan nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës gjatë një aksioni në zonën e Selitës.

Policia kishte marrë informacion se me një automjet udhëtonin disa persona të armatosur.

Menjëherë u vunë në ndjekje uniformat blu dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga ranë R.H 36 vjeç, drejtues i mjetit dhe A.B 42 vjeç pasagjer në makinë. Të dy këta persona ishin të armatosur me pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.