Paul Pogba ka dalë hapur që dëshiron të largohet nga Manchester United dhe Gianluca Di Marzio i Sky Sport raporton se mesfushori francez tashmë e ka vendosur: preferon Juventusin, para Real Madridit.
Kampioni i botës e njeh mirë ambientin në Torino dhe kërkon të tentojë triumfin në Champions me bardhezinjtë, ku do të ishte një lider.
Drejtuesit e Juves kanë biseduar me Mino Raiolan dhe po kërkohet një marrëveshje, por nuk do të jetë e lehtë.
Pogba merr 15 milionë euro neto në sezon në Angli dhe kjo është pengesë e frikshme, por gjithashtu Manchester United kërkon të paktën 150 milionë euro për yllin e vet. Në këtë mënyrë, Juve do duhej të shpenzonte një shifër stratosferike dhe pastaj do duhej të shiste 2-3 lojtarë për të rikuperuar paratë.