Sport Manchester United interesohet për Hysajn, por ka konkurrencë të fortë

Manchester United interesohet për Hysajn, por ka konkurrencë të fortë

Manchester United ka kontaktuar me Napolin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Sipas “The Sun”, “Djajtë e Kuq” interesohen për mbrojtësin e djathtë për të zëvendësuar Ashley Young, por kanë konkurrencë të fortë nga Atletico Madrid.

Tabloidi britanik vë në dukje se pavarësisht moshës së re (25 vjeç), Hysaj luan titullar te Napoli që nga viti 2015 dhe deri tani ka luajtur plot 173 ndeshje me ekipin italian.

Me largimin e Antonio Valencias, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka nevojë për një alternativë të besueshme në krahun e djathtë dhe Hysaj ka karakteristikat e duhura për këtë rol.

Norvegjezi nuk ka mbetur i kënaqur nga Young (nuk ka mundur të përshtatet si duhet), kështu që ka nevojë për një lojtar që përveç besueshmërisë që jep në të djathtë, të ketë aftësinë për të luajtur edhe në të majtë.