Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Vlorë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë ndaj makinës së dy efektivëve të policisë.
Ngjarja ka ndodhur kur policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj po ktheheshin nga palestra.
Ata po lëviznin me një makinë private “Audi” dhe në një moment kanë kryer një parakalim ndaj një makine tip “Volksëagen”.
Por shoferi i makinës “Volksëagen” nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe ka hapur zjarr 5 herë me pistoletë.
Burimet thanë se mes tyre ka pasur paraprakisht edhe shkëmbim fyerjesh.
Më pas autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Efektivët e policisë thanë para hetuesve se nuk kanë konflikte.