Policia Rrugore ka publikuar një video ku tregon disa raste kur shoferët kanë thyer rregullat e qarkullimit.
Në një njoftim për mediat bën me dije se vijon puna me fotografimet e çdo rasti që shkelen rregullat dhe vendosja e gjobave për të gjithë.
Po ashtu shtojnë se mund të shkojë dhe më keq, nëse nuk u bindesh rregullave të qarkullimit rrugor.
“Rregullat e qarkullimit rrugor, janë për tu zbatuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës njësoj, fakti që ka trafik dhe shi, nuk do të thotë se mund të shfrytëzosh korsitë e dedikuara për shërbim publik apo të rrezikosh këmbësorët në vendkalimin e tyre vetëm për të përfituar disa sekonda më shumë, sepse edhe mund të arrish më herët në destinacion, por me një ndryshim nga të tjerët që i binden rregullit, nëse je me fat do njihesh me gjobën e shkeljes, nëse jo mund të shkojë edhe më keq”.
Ditën e djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar një sërë drejtues mjetesh që kanë kryer shkeljet e mësipërme. Duaje veten dhe bindu ndaj rregullit me kohë të plotë, jo vetëm kur sheh”, thuhet në njoftimin e policisë.Policia Rrugore ka publikuar një video ku tregon disa raste kur shoferët kanë thyer rregullat e qarkullimit.