“Ju lutemi ndaloni të gjitha aktivitetet kriminale deri në një njoftim të mëtejshëm”, ky është njoftimi publik që ka bërë policia polake, pakëz me humor, duke theksuar se kanë një rritje të madhe të ngarkesës për shkak të koronavirusit COVID-19.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, i cili u bë menjëherë viral, ata thanë se koronavirusi i ri kishte “shkaktuar shumë panik dhe u kishte imponuar (atyre) shumë detyra të reja”.
Pasi u kërkuan kriminelëve të bënin pushim, ata shtuan: “Ne do ta vlerësojmë bashkëpunimin e pritur në lidhje me përmbajtjen e krimeve”.
Mesazhi ka marrë më shumë se 10 000 pëlqime dhe 2 000 shpërndarje.
Në një postim më serioz, autoritetet polake kanë lajmëruar se kanë marrë masa për këdo që shpërndan lajme të rreme në mediat sociale, duke kërkuar të zhvatë para gjatë pandemisë.
Të premten, Ministria polake e shëndetësisë konfirmoi 33 raste të reja të COVID-19 pas testeve laboratorike.
Vendi deri më tani ka raportuar 411 raste totale të koronavirusit dhe 5 vdekje.