Zyra e prokurorisë në Poloni vendosi që rreth 430 mijë litra vodkë e konfiskuar dhe një tjetër pije me 95% alkool do t’iu dërgohen institucioneve të vendit për të dezinfektuar ambientet e tyre si pasojë e koronavirusit.
“Për shkak të nevojës së madhe për dezifenktantë vendosëm që alkoolin e sekuestruar gjatë operacioneve të policisë ta përdorim gjatë luftës kundër koronavirusit”, shkruhet në deklaratën e prokurorisë së Polonisë.
Alkooli që ishte destinuar të shkatërrohej, tashmë do të përdoret për dezinfektimin e mjeteve të transportit publik dhe hapësirat e jashtme.
Në një njoftim zyrtar të qeverisë bëhet me dije se dy spitale në Olsztyn tashmë kanë marrë 1500 litra pije më 95% alkool për të pastruar ambientet.