Bota Pompeo: SHBA ende e shqetësuar për laboratorët e Kinës

Pompeo: SHBA ende e shqetësuar për laboratorët e Kinës

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara vijon të jetë e shqetësuar për laboratorët në Kinë dhe se bota ka nevojë të mësojë origjinën e coronavirusit të ri.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer retorika të ashpra dhe akuza gjatë pandemisë e cila i ka marrë jetën mbi 200 mijë personave dhe ka gjunjëzuar ekonominë globale.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë më herët se administrata e tij po heton nëse koronavirus e ka gjënezën në laboratorët e Wuhanit, aty ku virusi u shfaq për herë të parë, ndërsa kreu i këtij laboratori i është përgjigjur se këto pretendime janë tërësisht të pabaza.

Sipas një artikulli në gazetën Washington Post, Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar që në vitin 2018 për sigurinë dhe menaxhimin e mangësive në një laborator të Wuhanit.

Pompeo thotë se autoritetet kineze vazhdojnë të mos japin informacione për virusin dhe se nuk kanë lejuar ekspertët amerikanë që të ndërhyjnë.

Shumica e shkencëtarëve thonë tashmë se koronavirusi e ka origjinën nga lakuriqi i natës.