Një portier i kategorive të ulta në Angli mori përsipër të godiste një 11-metërsh të fituar nga skuadra e tij, por rezultati ishte katastrofik.
Tony Breeden, një portier i famshëm në futbollin amatorial anglez, që luan me Nuneaton, goditi fort dhe lart traversës topin, duke thyer një nga dritat e çatisë së stadiumit.
Dritat ranë, por fatmirësisht nuk goditën tifozët e pranishëm në tribunën pas porte.