Portugalia ka siguruar një vend në fazën finale të Euro 2020 pas fitores 2-0 të marrë në fushën e Luksemburgut. Një gol i Fernandes (39′) dhe goli i radhës i realizuar nga Cristiano Ronaldo (86′), i 99-ti me kombëtaren.
Me këtë fitore luzitanët ia dolën të kualifikohen, duke lënë në shtëpi Serbinë.
Pikërisht këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 me Ukrainën. Tadiç në minutën e 9’ dhe Mitroviç në minutën e 56’, ishin autorët e golave për serbët. Ndërsa për Ukrainën shënuan Jaremshuk në minutën e 33’, dhe Besiedin në minutën e 93’.
Pas përfundimit të këtyre ndeshjeve, Ukraina kualifikohet si e para e grupit me 20 pikë dhe Portugalia e dyta me 17 pikë, ndërsa Serbia e mbyll në vendin e 3-të me 14 pikë.
Serbët do të kërkojnë të presin një biletë për në Europian në fazën playoff, ku janë kualifikuar si fitues të Grupit C4 të Nations League.