Turistët duhet të largohen menjëherë nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi SHBA vrau një nga komandantët kryesorë ushtarakë të Iranit. Ky është paralajmërimi i ekspertëve, të cilët mendojnë se vrasja e Qassem Soleimani në Bagdad nga një sulm ajror amerikan ka rritur shumë tensionin në Lindjen e Mesme.
Analisti iranian Mohammad Marandi tha se SHBA ka shpallur luftë kundër dy vendeve (Iran dhe Irak) dhe gjëja më e mirë për perëndimorët është që të largohen nga vende si Emiratet e Bashkuara Arabe apo Iraku.
Edhe eksperti izraelit për Iranin, Yoel Guzansky tha se hakmarrja ndaj Perëndimit do të jetë afatgjatë.