Sport “Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë

“Pranë popullit shqiptar”, tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë

Solidarizim me popullin shqiptar kanë treguar italianët edhe nëpër stadiume gjatë ditës së shtunë.

Në ndeshjen Genoa-Torino, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme kishin edhe tifozët në Serinë B, në ndeshjen Crotone-Cittadella.

“Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.