Oprah Winfrey ka një vështrim unik mbi martesën. Në një ese të publikuar të mërkurën, ylli i medias zbuloi se ekziston një arsye e mirë se pse ajo dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Stedman Graham nuk do martohen kurrë.
“E kuptova që nuk doja të martohesha”, tha ajo pasi pranoi propozimin e Graham në vitin 1993.
Ndërsa më pas shtoi: “Doja vetëm të disa se ai mendonte se isha e denjë për të qenë bashkëshortja e tij, por nuk dëshiroja sakrificat, kompromiset dhe angazhimet e përditshme që kërkohen kur je e martuar”.
65-vjeçarja dhe partneri i saj janë në një lidhje që nga viti 1983.
“Ai dhe unë arritëm në një konkluzion të përbashkët se nëse do martoheshin, nuk do të ishim bashkë”, tha ajo, duke shpjeguar se të dy janë të vetëdijshëm se puna është përparësia e saj.
Winfrey tha se marrëdhënia mes tyre ka funksionuar për dekada sepse Graham ka një identitet tjetër përveçse të qenit burri i Oprah dhe të dy kënaqen duke parë njëri-tjetrin të përmbushen.
“Kushdo që e takon është i mahnitur se sa zotëri i vërtetë është ai”, shtoi ajo. “Është pozitiv. Dëshiron më të mirën për mua dhe të gjithë që ai njeh. Asnjëherë nuk mallkon dhe nuk e kam dëgjuar të bëjë thashetheme apo të thotë diçka negative për dikë”.