Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se do të ofrojë ndërtimin e 500 njësive të banimit në Shqipëri.
Ndihma e Turqisë është në kuadër të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 Nëntorit që goditi vendin tonë, duke lënë pas dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur.
“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, deklaroi presidenti Erdogan.